VIDEO/ Një muaj nga ngjarja, prindër dhe nxënës në protestë për Martinin! E ëma: Ma vr*anë te dera e shkollës, dhe nuk bënë asgjë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2024, 13:40
Është zhvilluar protesta e radhës për Martin Canin teksa sot mbushet një muaj nga vrasja e 14 vjeçarit pranë shkollës ''Fan Noli''.
Prindër, nxënës dhe aktivistë të shoqërisë civile kan marshuar nga shkolla ''Fan Noli'' tek ministria e Arsimit.
Ato kërkojnë dorëheqjen e ministres Ogerta Manastirliu.
Kujtojmë që një muaj më parë, 14-vjeçari Martin Cani u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij.
