FOTO+VIDEO+EMRAT/ Policia zbardh atentatin me 2 të plagosur në Vlorë! Ndodhi para dyqanit të tij, flet dëshmitari: U shtriva përtokë kur...

Dy persona kanë mbetur të plagosur në një atentat me kallashnikov të ndodhur mbrëmjen e sotme (18 dhjetor 2024) ora 21:30 në lagjen 24 maj’ të qytetit të Vlorës.

Njëri prej të plagosurve është identifikuar si Kevin Hajrulla, ndërsa i plagosuri i dytë është Armand Spahiu 35 vjeç, i cili ishte kalimtar i rastit, dhe rezulton të punonte si tregtar shumice. 


Dyshohet se ky i fundit ndodhej rastësisht në atë moment kur ndodhi atentati. Pas krimit autorët kanë djegur makinën në autostradën Vlorë-Fier.

Ky atentat ndodhi para dyqanit të një qytetari, i cili u shpreh se nuk ka parë asgjë pasi është shtrirë barkas. Ai gjithashtu shtoi se Armando Spahiu një nga të plagosurit ishte një qytetar i cili punonte aty afër dhe mendohet se nuk ka lidhje me atentatin.

Policia e Vlores ka dale me nje njoftim paraprak ku thekson se:

Vlorë/ Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi K. H., rreth 30 vjeç, i cili udhëtonte me një automjet tip “Benz”. Si pasojë e të shtënave, është plagosur me armë zjarri edhe shtetasi A. S., 35 vjeç, i cili ndodhej në afërsi në momentin e ngjarjes.

Të dy personat janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë krehjes së zonës në afërsi të fshatit Panaja, është bërë i mundur lokalizimi i automjetit të dyshuar të përdorur nga autorët, i cili është përfshirë nga flakët. Po punohet për shuarjen e zjarrit.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.