RRJETI I ARMËVE/ Agjentët e infiltruar zbuluan personin kyç të trafikut nga Kosova në Shqipëri

Prokuroria shqiptare dhe ajo e Kosovës kanë evidentuar personin kyç në trafikun e armëve që merreshin në Kosovë dhe në Malin e Zi armët shiteshin në vendin tonë kundrejt shumave të parave por dhe këmbeheshin me drogë

Valter Osmani alias Manoli, personi që shikoni në këtë foto,  është i pari që ra në rrjetën e Drejtorisë së Trafiqeve si person që merrej me kontrabandimin e armëve të zjarrit.

Referuar dosjes hetimore, Osmani konsiderohet edhe si person i dhunshëm. Ai akuzohet se blinte armë zjarri pistolete në Kosovë dhe në Mal të zi me një çmim prej 250 eurosh e ndërsa në vendin tonë i shiste me 500-600 euro.

Vëzhgimi i bërë për një kohë të gjatë zbuloi edhe skuadrën qe e ndihmonte për të shitur armët e zjarrit.

RRJETI I ARMËVE/ Agjentët e infiltruar zbuluan personin kyç

Në të gjitha rastet policia ka vepruar me agjentë të infiltruar ku janë të dokumentuara rastet e shitjes se pistoletave “Zoraki” dhe fishekëve.

Rastet kanë treguar se Valter Osmani nuk shiste vetëm armë zjarri, në një episod ai ka shitur tek një agjent i infiltruar dhe një granatë dore.

Shumica e këmbimit të armeve të zjarrit kruhej në mjedise të ndryshme, e ndërsa mësohet se pistoletat apo fishekët ishin të mbështjella në qese të zeza.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, nuk janë arritur të merren gjurmë të vlefshme papilare që mund të zbulojnë persona të tjerë të përfshirë.

RRJETI I ARMËVE/ Agjentët e infiltruar zbuluan personin kyç

Ky grup nuk ofronte vetëm para, por në disa raste e shkëmbenin me lëndë narkotike kokainë.

Për këtë operacion nën hetim në vendin tona janë arrestuar 6 persona e ndërsa në shtetin e Kosovës 13 të tjerë.

Pas zbulimit të kësaj skeme të trafikimit policia ka shtuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar e kryesisht tek autobusat e linjave me qëllim evidentimin e çdo paligjshmërie