Pas protestave për vr*sjen e Martinit, shkarkohet zv.ministrja e Arsimit, ja kush e zëvendëson

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është vendosur shkarkimi nga detyra i zv/ministres së Arsimit dhe Sportit, Nina Guga.

Ajo do të zëvendësohet nga Znj. Orjana Osmani, e cila me vendim të qeverisë u emërua sot zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit.

VENDIMI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të  ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Orjana Osmani emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Nina Guga, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë!

PROTESTA E SOTME PER VRASJEN E 14-VJEÇARIT MARTIN CANI TE SHKOLLA "FAN NOLI"