Të rinjtë e politikës së vjetër, Dosti: Jam në PS, jo për përfitime, por për ideale
Të rinjtë në politikë që udhëhiqen nga politikanët e vjetër, ishte tema e emisionit të kësaj të mërkure në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News”.
Anëtari i Forumit Rinor të Partisë Socialiste Savio Dosti u shpreh se arsyeja e angazhimit të tij në politikë nuk lidhet me adhurimin e personave konkretë, por për arsye idealizimi.
“Nuk ka vetëm një të vërtetë në këtë histori. Ke të rinj që angazhohen në një forcë politike, sepse duan të shprehen lirisht dhe që mendojnë se zëri i tyre duhet të dëgjohet.
Ke të rinj që u futën në politikë, ashtu si dhe unë përmes shokëve dhe as që nuk e njohin fare forcën politike, thjesht iu pëlqejnë ata njerëzit që e rrethojnë.
Dhe këta janë idealistë, dhe natyrisht ka dhe nga ata të rinj që futen në politikë sepse duan të përfitojnë, dhe shumica e atyre që futen me këtë mentalitet, të gjithë skarcohen”, tha Savio Dosti.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BETIT” NË “ORA NEWS”

