''Gërdeci''/ Shtyhet seanca, Mediu: Ekspertët s’ishin prezent, do japin dëshmi me shkrim

Është shtyrë sërish seanca për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, për çështjen Gëerdeci.

Gjykata e Posaçme e shkallës së parë vendosi që në datën 27 dhjetor ora 12.00, të lihet seanca e radhës, duke u lënë kohë avokatëve mbrojtës të përgatisin pyetjet për ekspertët ushtarakë, që kanë përcaktuar edhe shkakun e shpërthimit të demontimit të armëve në Gërdec.

‘Fakti për debatin e  sotëm, dy nga ekspertët s’ishin prezent dhe do kishim dy procese paralele.

Për të pasur një proces sa më korrekt u la të përcillin pyetjet me shkrim, edhe pse kërkuam debat të drejtpërdrejtë, por u gjykua që në këto rrethana të bëhej me shkrim’, u shpreh Mediu.