VIDEO/ Mjegulla e dendur mbulon Korçën dhe akset nacionale, ja apeli për shoferët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2024, 09:45
Mjegulla e dendur ka mbuluar Korçën dhe akset nacionale.
Siç shihet dhe në pamje, prania e mjegullës është e madhe çka bën që mjetet të kenë pamje të kufizuar.
Nga ana e policisë së qarkullimit rrugor është bërë apeli për drejtuesit e mjeteve në aksin Korçë – Pogradec, të jenë të kujdesshëm e të qarkullojnë me shpejtësi të reduktuar për të shmangur aksidentet rrugore.
