VIDEO/ Përfshihet nga flakët banesa në Maliq, shpëtojnë mrekullisht familjarët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2024, 09:38
Një banesë është djegur mëngjesin e së mërkurës në Vloçisht të Maliqit.
Zjarrfikësja e qytetit është angazhuar për shuarjen e flakëve, të cilat vijojnë ende.
Fatmirësisht nuk raportohen dëme në njerëz.
Një grup hetimor është angazhuar për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes, por paraprakisht dyshohet që të ketë qenë një shkëndi elektrike.
Zjarri vijon të jetë aktiv ndërsa, aktualisht informacione bëjnë të ditur se nuk rrezikohet objekt tjetër.
