Statistikat e divorcit për vitin 2024/ Marku: Ka patur një rritje të hapjeve të proceseve të divorceve
Nga Lili Saraçi Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2024, 09:25
Avokatja, Aurora Marku në një intervistë në Ora News u shpreh se ka pasur një rritje të hapjeve të proceseve të divorceve.
Marku: Ka pasur një rritje të hapjeve të proceseve të divorceve.
Është rritur në krahasim me 2023 me 9.5% numri i hapjeve të divorceve.
Po të flasim për Tiranën pasi i kam shifrat e statistikat shumë reale që janë bërë për 2024 janë hapur mbi 1700 procese zgjidhje martesash.
Nga këto 338 kanë përfunduar procesin e zgjidhjes së martesës.
Por ndryshe nga vitet e tjera këtë vit kishte një rritje edhe numri i zgjidhjes së martesës me dakordësinë e dy palëve, gjë e cila nuk parashihej pasi ne gjithmonë i kemi me konflikte zgjidhjet e martesave.
