Një hap më tej drejt BE-së/ Gjipali: Grup-kapitujt e vështirë do të jenë gjatë 2025-ës dhe do të kërkojnë më shumë angazhim

Drejtori ekzekutiv i EMA-s, Gledis Gjipali në një intervistë në Ora News u shpreh se grupkapitujt janë të ndarë në 6 grupe dhe se ato hapen në varësi të vendit.

Gjipali: Procesi i anëtarësimit në BE kalon nga negociatat apo të ashtuquajturat bisedime për anëtarësim të cilat me metodologjinë e re janë grupuar në  6 grup kapituj.

Tek i pari janë çështjet themelore dhe më të rëndësishme dhe është grupimi që hapet i pari dhe mbyllet i fundit.

Kapitujt e tjerë janë të grupuar në 5 grupe të tjera. Në varësi të përgatitjes së vendit hapet edhe një grup kapitull.

Në këtë rast grup kapitulli i 6 përmban dy kapituj të cilat kanë një përgatitje të lartë nga Shqipëria. Janë kaptulli dhe grup kapitulli më i lehtë të cilat do mbyllen edhe të parat.

Grup-kapitujt e vështirë po vijnë, pra ato do të jenë gjatë 2025-ës dhe do të kërkojnë me të vërtetë më shumë angazhim.