Me laboratorë në shkolla/ Realizohen 300 salla të teknologjisë, projekti vijon edhe dy vite

Në të gjithë vendin janë instaluar 300 laboratorë dedikuar teknologjisë në shkolla.

Ministrja Manastirliu shprehet se investimi do vijojë edhe në dy vite për ti vendosur në të gjithë vendin.

Nxënësit në shkollën 9 vjecare “Androkli Kostallari” në Shkozë do të kenë në dispozicion laboratiron dedikuar teknologjisë.

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, e vlersoi kete nisme te rendessihme per arsimin ne Shqipëri.

Projekti është i përfunduar në 300 shkolla në të gjithe Shqipërinë por zbatimi do vijojë edhe në dy vite.

Ministrja Manastirliu vuri theksin edhe tek siguria duke vendosur staf të kualifikuar.

Ne prag te festive ministrja Manastirliu uroi te vegjlit duke shprehur bindjen se keto investime do ti ndihmojne te zhvillojne me tej aftesite e tyre.