Përfundimi i vetingut/ Dumani: Proces gjithëpërfshirës, i ndarë nga procedura penale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2024, 15:58
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani e cilëson vetingun dhe rezultatin e këtij procesi, si të ndarë nga procedura penale.
Gjatë fjalës së tij gjatë një aktiviteti, Dumani deklaroi se megjithë rezultatet, vetingu përbën ngarkesë të madhe për gjyqtarët dhe prokurorët.
“Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme do të ketë angazhim të madh në përfaqësimin e këtyre çështjeve.
Procesi i vetingut dhe rezultati i saj është i ndarë nga procedura penale.
Procesi i vetingut, përbën ngarkesë të madhe për gjyqtarët dhe prokurorët.
Kjo sfidë bëhet me e ndjeshme, me punën e tyre të përditshme”, tha ndër të tjera Dumani.
