Tentoi të transportonte kanabis drejt Kosovës, arrestohet 35-vjeçari në Muriqan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2024, 13:58
Një 35 vjeçar nga Kosova është vendosur në pranga në pikën kufitare të Muriqanit pasi tentoi të transportonte kanabis drejt Kosovës
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve që po kryhen me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, nga Policia Kufitare e PKK Muriqan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, u vu në pranga shtetasi kosovar A. S., 35 vjeç.
Nga kontrolli i kryer në dalje të RSh-së, në automjetin që drejtonte 35-vjeçari, u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa.
Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.
