PAMJET/ Përfshihet nga flakët një banesë në Sarandë

Një zjarr është regjistruar pasditen e sotme në një banesë në qytetin e Sarandës.

PAMJET/ Përfshihet nga flakët një banesë në

Mësohet se zjarri ka rënë pak minuta më parë në një banesë tre katëshe. Siç shihet edhe nga pamjet nga vendi i ngjarjes, tymi po del nga dritarja e katit të dytë të banesës.

Zjarrfikësja ka shkuar në vendngjarje ndërsa zjarrfikësit po punojnë për fikjen e flakëve.

PAMJET/ Përfshihet nga flakët një banesë në

Ende nuk ka të dhëna në lidhje me dëmet e zjarrit apo shkakun që kanë çuar në shpërthimin e flakëve.