Një person i tretë i shpëtoi plumbave, detaje nga atentati ndaj shqiptarëve! Kthimi i 46-vjeçarit nga Dubai mobilizoi grupet rivale, ja si u planifikua vrasja. Qëlluan nga makina që kishin vjedhur

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë këtë të diel. Një shqiptar humbi jetën dhe një tjetër u plagos pas një atentati të ndodhur jashtë një lokali.

Viktima, një 47-vjeçar i identifikuar si Irakli Davella nuk ishte një emër i panjohur për autoritet greke, pasi ishte pjesë e një grupi kriminal në Greqi. Ai u qëllua me plumb në kokë, ndërsa shqiptari tjetër, Edi Lolo ka mbetur i plagosur rëndë me plagë në bark dhe kokë.

Një person i tretë i shpëtoi plumbave, detaje nga atentati ndaj

Mediet greke shkruajnë se autorët kishin planifikuar gjithë ngjarjen në detaje. Ata kishin vjedhur makinën dhe qëlluan shqiptarët nga brenda automjetit.

Viktima Davella me origjinë shqiptare, kishte edhe nënshtetësi greke, ndërsa ishte pronar i një lokali në Greqi. Irakli Davella në vitin 2018, sipas medieve greke i kanë vrarë në një atentat shokun, i cili quhej si një nga “kumbarët e natës” më të njohur, Manolis Karagiannis. 

Ai rezulton të ketë qenë miku i 2 personazheve të tjerë gjithashtu të ekzekutuar në Greqi vitet e fundit, konkretisht mafiozëve grekë Vasili Griva dhe Giorgo Litsa.

Një person i tretë i shpëtoi plumbave, detaje nga atentati ndaj

Së bashku me Davellën kishin krijuar vite më parë një grup kriminal që vepronte në Athinë. Ndërkohë, shqiptari i plagosur Edi Lolo, 46 vjeç, kishte disa ditë që ishte nga Dubai në Athinë. Ai qëndronte mes Dubait dhe Greqisë.

Si autorët planifikuan vrasjen

Një person i tretë i shpëtoi plumbave, detaje nga atentati ndaj

Autorët kanë qëlluar nga brenda një makine, të cilën e kishin vjedhur mëngjesin e ditës së sotme (15 dhjetor). Mediet greke shkruajnë se makina është vjedhur herët në mëngjes nga Patisia me autorët që kanë organizuar çdo detaj përpara sulmit të tyre. Shënjestër ishte biznesmeni shqiptar.

Një person i tretë u shpëtoi plumbave

Mediat greke kanë publikuar detaje të reja nga atentati mafioz ndaj dy shqiptarëve ditën e sotme në Athinë. Viktimë e atentatit mbeti  Irakli Davella, ndërsa Edi Lolo u plagos dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 jashtë ambienteve të një lokali në lagjen Thrakpmakedones.

Nga mënyra se si ndodhi atentati, duket se autorët  e kishin planifikuar sulmin dhe prisnin momentin e duhur.

Para krimit, ata vodhën një makinë, u drejtuan për në zonë, iu afruan viktimave dhe filluan të qëllojnë.

Informacionet nga burime policore bëjnë me dije se 45-vjeçari që humbi jetën ishte pronar lokali në Peristeri.

Policia beson se bëhet fjalë për larje hesapesh, nisur nga e kaluara e 45-vjeçarit, i cili dyshohet se ka lidhje me tre figura të botës së krimit, të cilët janë vrarë në luftën e ndezur mes grupeve rivale të mafias greke.

Nga ana tjetër, Edi Lolo i cili mbeti i plagosur rëndë sapo ishte kthyer nga Dubai në Greqi.

Hetuesit kanë dyshime se objektiv i atentatit mund të ketë qenë edhe Lolo.

Ata vlerësojnë se ndoshta ardhja e tij në Greqi ka ndodhur për një arsye specifike dhe ka mobilizuar një grup rival, i cili ka dashur ta eliminojë.

Vlen të theksohet se, sipas raportimeve, së bashku me 45-vjeçarin që humbi jetën dhe Edi Lolon, 46 vjeç, ka qenë edhe një person që nuk është prekur nga plumbat.

/ Vizion Plus