Aksident në kryqëzimin e Laprakës , të plagosurit dërgohen në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2024, 18:54
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryqëzimin e Laprakës në Tiranë.
Dy automjete janë përplasur, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Si pasojë e përplasjes, disa persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Ushtarak për ndihmë mjekësore.
