Akulli në rrugë shkakton aksident në Bulqizë, përplasen dy automjete, një person i plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bulqizë, ku si pasojë është plagosur një person.

Në aksidentin e ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa Kice” janë përplasur dy automjete. 

Dyshohet se shkak është bërë ngrica në rrugë pas reshjeve të shiut dhe temperaturave minus 7 gradë. Policia ka nisur me hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.