Makina përplas këmbësoren në Korçë, ja si paraqitet gjendja e të aksidentuarës

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin rrugor Korçë–Bilisht, ku një drejtues automjeti ka aksidentuar një këmbësore dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

U raportua se bëhet fjalë për një grua, e cila mësohet të ketë qenë duke lëvizur ne rrugën nacionale kur është goditur nga një mjet ende i paidentifikuar nga policia.

E aksidentuara ndodhet në spitalin rajonal të Korçës ku po jepet ndihma mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia është duke punuar për identifikimin e kapjen e drejtuesit të mjetit që ka shkaktuar këtë aksident.