VIDEO/ Detaje të reja nga atentati në Athinë, 46-vjeçari pronar i një biznesi në Durrës

Janë zbardhur detaje të reja nga atentati i mesditës së sotme në Athinë, ku një shqiptar humbi jetën dhe një tjetër u plagos rëndë.

I plagosuri konfirmohet se është 46-vjeçari, Edi Lulo. Ky i fundit, është lindur në Gjon të Pukës dhe banues në Kamëz.

Lulo rezulton pronar i shoqërisë tregtare me ortakëri dhe përgjegjësi të kufizuar “ED – LUI” sh.p.k në Durrës, krijuar në shtator 2020.

VIDEO/ Detaje të reja nga atentati në Athinë, 46-vjeçari

Aktiviteti i shoqërisë përfshin “punime elektrike, hidraulike dhe punime gipsi dhe kartonxhesi”.

Siç u raportua edhe më herët nga mediat greke, Lulo kishte mbërritur pak ditë më parë në Greqi nga Dubai.

Ai ndodhet i plagosur rëndë në spital, me plagë në kokë e bark.

Ndërkohë nga atentati, ndërroi jetën në vendin e ngjarjes, 45-vjeçari, Irakli Davella, i cili dyshohet se është vrarë për larje hesapesh mafioze.

Ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të lokali në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit.

Autorët e vrasjes, ende të paidentifikuar, janë afruar me automjetin e tyre që rezultonte i vjedhur, pranë shqiptarëve dhe i kanë qëlluar.

Autoritetet greke po punojnë për kapjen e tyre dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

PAMJET NGA VENDNGJARJA