Lajmi i rëndësishëm nga Gjermania, talenti i ‘Aspirinave’ do të rinovojë kontratën
Nuk është një blerje e re, por, nëse ndodh, do të ishte një 'forcim' i madh për Bayer Leverkusenin.
Sipas revistës gjermane ‘Kicker’, Florian Wirtz është gati të rinovojë kontratën me kampionët gjermanë.
Pavarësisht interesit të disa klubeve të mëdha evropiane, talenti i shpejtë pritet të zgjasë lidhjen me ‘Aspirinat’ deri në vitin 2028, duke shtuar edhe një vit në kontratën aktuale.
Wirtz është një nga figurat kryesore të Bayer Leverkusenit dhe, në sezonin e kaluar, që ishte historik për klubin në të gjitha nivelet, me fitimin e Bundesliga-s dhe Kupës, regjistroi 18 gola dhe 19 asistime në 49 ndeshje.
Lojtari 21-vjeçar është në Leverkusen që nga viti 2019, kohë kur kaloi nga të rinjtë e Koln-it te t ë rinjtë e Bayerit. Edhe atë vit, ai bëri debutimin për ekipin e parë. Në total, ka 176 ndeshje, 52 gola dhe 54 asistime për klubin.
