Genoa i prish festën e 125-vjetorit Milanit në “San Siro”

As në ditën e 125 vjetorit Milani nuk di të fitojë. Festa në “San Siro” e nisur para duelit ndaj Genoas nuk është mbyllur në mënyrën më të mirë pas barazimit pa gola.

Kuqezinjtë krijuan shumë shanse shënimi, veçanërisht në pjesën e dytë, ku Morata do të ndalej nga traversa, por pa mundur që të shënojë.

Tifozët kanë vërshëllyer lojtarët dhe trajnerin Fonseca pas ndeshjes. Milani mbetet në vendin e 8-të me 23 pikë.

/R.Lika/