VIDEO/ Barcelona pëson humbje turpëruese ndaj Leganes, La Liga më e hapur se kurrë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2024, 08:29
Barcelona pësoi te dielen humbjen e katërt në La Liga këtë sezon, duke vijuar një ecuri negative në duelet e fundit. Katalanasit këtë herë janë mposhtur 0-1 në shtëpi nga Leganes.
Një gol i shënuar nga Sergio Gonzalez, u ka mjaftuar miqve për të dalë me pikë të plota nga stadiumi provizor i Barcelonës.
Skuadra e Flick gjithsesi mbetet ende në krye me 38 pikë, po aq sa Atletico Madrid dhe një më shumë se Real Madridi duke e bërë La Liga-n një kampionat spektakolar.
/R.Lika/

