“Autochthonous”: Serbi na prit!/ Hysenagolli: Ne i kemi mundur në Basketboll, uroj të ndodhë edhe në futboll
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2024, 21:24
Endrit Hysenagolli, kapiteni i Ekipit Kombëtar të Basketbollit, në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora News”, komentoi përballjen me Shqipërisë dhe Serbisë teksa solli në vëmendje ngjarjet e 14 tetorit të 10 viteve më parë në stadiumin e Beogradit.
“Ne ndaj Serbisë në Basketboll kemi pasur një ndeshje në vitin 2009 dhe ishte ndeshja e parë dhe e fundit, dhe për çudi atë ndeshje e fituam.
Besoj se ajo në historinë e Basketbollit do të mbahet mend gjatë, dhe shpresoj që fitorja të vijë edhe në futboll. Dhe tani që do luajmë sërish, gjakrat do të nxehen edhe më shumë”, tha Hysenagolli.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA SPORT” NË “ORA NEWS” ME KLODI KARAJN DHE SIKLAJDA SHORJAN

