“Autochthonous”, Bicaj rrëfen 14 tetorin 2014 në Beograd: Çdo gjë doli jashtë kontrollit, ishte natyrshme të kishim frikë
Ditmar Bicaj ishte shqiptarëve që ishin në Beograd më 14 tetor të vitit 2014-të kur të përgatitur për të parë futboll, fatkeqësisht ju desh që nga roli i spektatorit të përjetonte dhe momente të vështira në shkallët e stadiumit, në gatishmëri për t’u vetëmbrojtur përballë barbarëve që mësynë në fushën e blertë dhe jo vetëm për të goditur dhe dhunuar shqiptarët.
Sot 10 vite më pas e sheh shortin e Botërorit 2026 sërish nga stadiumi, si trajner futbolli.
Në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora News”, Bicaj rrëfeu emocionet e asaj nate të gjatë, ku nuk ngurroi ta pranonte se në ato momente ka pasur dhe një ndjesi frike.
“Në atë kohë luaja në Iran dhe na përkoi që morëm 4 ditë të lira. Sigurova një biletë dhe shkova atje për të parë takimin. Kur shkova në aeroport kishte shumë forca policore, a thua se ishim në luftë.
Pastaj atmosfera në stadium para dhe pasi u fut droni ishte diçka që as e kisha imagjinuar. Me përjashtim të delegacionit shqiptar, pjesa tjetër flisnin të gjithë serbisht. Ishte diçka që nuk më ka bërë të ndjehem shumë mirë.
Ishte një ndeshje e një shkalle shumë të lartë vështirësie dhe çdo gjë doli jashtë kontrollit.
Duke parë momentin e përshkallëzimit dhe që çdo gjë doli jashtë kontrollit, normalisht që kishim frikë dhe nuk kuptohej nëse ishim ne që kishim pushtuar serbët apo ata ne, pasi urrejtja e tyre ishte e një shkalle shumë të lartë”, rrëfeu ndër të tjera Ditmar Bicaj.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA SPORT” NË “ORA NEWS” ME KLODI KARAJN DHE SIKLAJDA SHORJAN


