Shqipëria përballë Anglisë e Serbisë, Pogoni: Do të doja që trajneri ynë “lushnjaro-brazilian” të guxojë më shumë me lojtarët

Për analistin e futbollit Artan Pogoni nuk ka më skuadra të mëdha shumë, apo të vogla shumë.

“Por natyrisht, që diferenca mes ekipeve ka. Por besoj se grupi në të cilin është Shqipëria do të na duhet brenda një kohe shumë të shkurtër të përgatitemi për ërballje shumë të vështira, sidomos ndaj Anglisë dhe Serbisë.

Anglia të krijon një impresiono shumë të veçantë, dhe ekipet tona kanë dëshmuar se sa herë luajmë atje pësojmë shumë gola.

Do të doja që përtej tifozerisë, ndaj Serbisë të marrim pikë, dhe meqë ndeshja e fundit është në Tiranë e Anglisë uroj të ketë një lloj tolerance.

Por të shpresosh të dalësh në vendin e dytë në grup, është diçka e madhe për vetë ekipin tonë.

Por do të doja që ky trajneri ynë “lushnjaro - brazilian” të guxojë më shumë me lojtarët në fushë”, tha ndër të tjera në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora News”, analisti i futbollit Artan Pogoni.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA SPORT” NË “ORA NEWS” ME KLODI KARAJN DHE SIKLAJDA SHORJAN