“SERBI NA PRIT”/ Hallaçi: Kuptohet që gjakrat janë ngritur, por duhet të bëjmë kujdes, pasi po flasim për futboll

Për trajnerin e futbollit Rrahman Hallaçi sa lexon që Shqipëria ka rënë në një grup me Serbinë për eliminatoret e Botërorit, kuptohet që gjakrat ngrihen.

I ftuar në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora News”, Hallaçi kujtoi se kur luajtëm me Serbinë në fushën tonë treguam vlerat tona, edukatën tonë dhe vlerat njerëzore që janë të padiskutueshme për tifozerinë tonë.

“Ndonëse se ajo çfarë ndodhi në Beograd më 14 tetor të vitit 2014-të nuk është se ishim ne fajtorë, por ishte e pafalshme. Por duhet të jemi shumë të kujdesshëm, pasi po flasim për futboll dhe të mos i kalojmë caqet.

E rëndësishme është të përballemi denjësisht me këto skuadra, pasi grupi është shumë i fortë”, u shpreh Hallaçi.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA SPORT” NË “ORA NEWS” ME KLODI KARAJN DHE SIKLAJDA SHORJAN