VIDEO/ “Kupa e Kombit në Paragliding” - Në Shkodër po zhvillohet një nga garat më të rëndësishme në Shqipëri e Kosovë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje të mrekullueshme nga Shkodra, duke ju uruar shqiptarëve një ditë të mbarë nga qyteti verior.

Rama shprehet se në Shkodër po mbahet Kupa e Kombit në Paragliding, ku marrin pjesë pilotë nga rajoni, një nga garat më të rëndësishme në Shqipëri e Kosovë.

“MIRËMËNGJES dhe me disa nga momentet e Kupës së Kombit në Paragliding, një nga garat më të rëndësishme në Shqipëri dhe Kosovë, që solli pilotë nga rajoni dhe më gjerë në edicionin e saj të parë, ju uroj një javë të mbarë”, shprehet Rama