VIDEO/ Nga ndërtimi, shëndetësia e tek turizmi, gazetarja zbardh pjesë të tjera nga dosja e princit të “Ndragheta”-s dhe lidhjet e saj në Shqipëri

Gazetarja Alba Kepi ka zbardhur pjesë të tjera nga dosja e Mafias kalabreze ‘Ndragheta’ dhe lidhjet e saj në Shqipëri.

Gjatë bisedës me moderatorin Bled Marku, Kepi tregon se, ‘princi’ i ‘Ndraghetas’, mblidhte paratë e familjeve mafioze në Itali dhe i sillte në Shqipëri që ti pastronte.

Gazetarja ka zbuluar edhe tre sektorët kryesorë ku kishin investuar mafiozët italianë, që ishin ndërtimi, shëndetësia dhe turizmi.

VIDEO/ Nga ndërtimi, shëndetësia e tek turizmi, gazetarja zbardh

"Është një aferë korruptive mes sipërmarrësve të cilët pastronin paratë e mafias kalabreze, dhe që drejtoheshin nga princi i ‘Ndraghetas’ i cili është Antonio Gallo, i cili që prej 2017 ka një kompani sipërmarrjeje në Shqipëri dhe gjithë zinxhirit që e favorizon, që nga avokatët, noterët etj., zinxhirë që lejohej të vihej ky bashkëpunim i strukturuar kriminal i tipi mafioz.

Princi i ‘Ndraghetas’ është pika kyçe e këtij operacioni, pasi ai mblidhte paratë e klaneve të ndryshme dhe i sillte në Shqipëri, pasi siç shihet edhe nga përgjimet, në Shqipëri ishte mjaft e lehtë të pastroje paratë dhe të bëje biznes, mjafton të kishe një lidhje, një punëmbarues, miqësi, me një ministër apo drejtues të lartë.

E me këtë mundësi jo vetëm mund të merrje licenca, por edhe të vendosje monopolin në një fushë të caktuar. Vihet re në këto dosje voluminoze me mbi 1 mijë faqe, se tre janë sektorët kryesorë ku kishin shtruar duart e tyre.

VIDEO/ Nga ndërtimi, shëndetësia e tek turizmi, gazetarja zbardh

Ndërtimi, shëndetësia dhe sektori i turizmit. Këto janë sektorët ku Ndragheta kishte shtrirë duart në Shqipëri", tha ndër të tjera në SYRI TV, gazetarja Alba Kepi.

INTERVISTA E PLOTE: