VIDEO/ Nedim Bajrami “shpërthen” në finale, lojtari i Kombëtares shqiptare shënon në derbi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2024, 19:24
Nedim Bajrami ka shënuar në Skoci për Rejnxhërs. Lojtari i Kombëtares shqiptare e ka bërë kundër Sëlltik në finalen e Kupës së Ligës, ndërsa festa me shqiponjë nuk mungoi.
Ishte minuta e 41-të e pjesës së parë, kur Bajrami nisi përfitoi nga një gabim në mesfushën e Sëlltik. Në kundërsulmin e rrezikshëm të krijuar pikërisht nga ai, mori pjesë Igamen. Sulmuesi i Sëlltik nuk mendoi dy herë por goditi, ndërsa topi u prit nga portieri i Sëlltik.
Aty ishte Bajrami që përfitoi sërish, për të dërguar tifozët e Rejnxhërs në festë. Kjo ndeshje luhet në “Hampden Park” dhe vlen shumë për tifozët, pasi kjo ndeshje është pikërisht një nga derbit më të ndezur dhe me histori në Europë.

