VIDEO/ Asist i mrekullueshëm nga Medon Berisha, Lecce fiton kundër Monzës

Lecce është rikthyer te fitorja në Serinë A pas asaj humbje të thellë me Romën javën e shkuar duke mposhtur me shifrat 2-1 Monzën.

Goli i parë u shënua nga Morente në minutën e 3-të falë asistit të mrekullueshëm të Medon Berishës.

Në të 13-të vendasit patën mundësinë të dyfishonin shifrat, por Krstoviç gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Baraspesha u rikthye pas një autogoli të Dorgu në të 37-ën.

Para përfundimit të sfidës Krstoviç rikuperoi gabimin duke kaluar në avantazh Leccen.

Në pjesën e dytë, Xhiampaolo largoi nga fusha Berishën për të aktivizuar mesfushorin tjetër të Shqipërisë, Ylber Ramadanin.

Me këtë fitore Leçe ngjitet në vendin e 13-të dhe Monza mbetet në të 10-in.