VIDEO/ Shqiptarët i japin fitoren Spartës së Pragës, Laçi dhe Rrahmani protagonistë absolutë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2024, 15:04
Albion Rrahmani ka gjetur golin me Spartën e Pragës. Një gol i mrekullueshëm në minutën e 51-të, që barazoi takimin 1-1 kundër Jablonec.
Ishte Qazim Laçi që i asistoi Rrahmanit nga goditja e këndit. Sulmuesi shqiptar e shfrytëzoi mjaft mirë këtë rast duke befasuar portierin kundërshtar.
Qazim Laçi ishte protagonist edhe në golin e dytë dhe të fitores të Spartës së Pragës teksa asistoi sërish këtë herë për sulmuesin Victor Olatunji.
Laçi arrin kështu në tre asiste në kampionat, ndërsa Rrahmani pati golin e katërt personal.
Albion Rrahmani hit the ???? celebration after his goal today.
— Kosovo Football ???????? (@FootballKosovo) December 15, 2024
pic.twitter.com/noBJnuwKdx

