Diletta Leotta dhe Karius, zbulohet prapaskena mbi krizën në çift: Portieri ka gjetur diçka në telefonin e saj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2024, 09:51
Një pushim për të kapërcyer krizën. Sipas “Dagospia”, Diletta Leotta dhe bashkëshorti i saj, portieri gjerman Loris Karius, kanë marrë disa ditë relaksi për të provuar të rikthejnë harmoninë në marrëdhënien e tyre.
Çifti po kalon një situatë të vështirë për shkak të zbulimit të bërë nga faqja e njohur e thashethemeve e drejtuar nga Roberto D’Agostino. Sipas raportimeve të “Dagospia”, Karius dyshohet të ketë zbuluar mesazhe në telefonin e Diletta-s, të shkëmbyera me një personazh të njohur.
Ky zbulim, siç thuhet, e ka shtyrë atë të kërkojë një pauzë nga marrëdhënia. Megjithatë, çifti është parë në Miami, duke shijuar pushimet në përpjekje për të rikthyer qetësinë dhe forcuar marrëdhënien, e cila, sipas burimeve, dukej në rrezik.
