Durrës/ Skema mashtruese dhe falsifikim monedhash, ndalohet 35 vjeçari i shpallur në kërkim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2024, 14:49
Një 35 vjeçar është ndaluar nga policia e Durrësit pasi ishte në kërkim për mashtrim.
Sipas policisë, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Falsifikimi i monedhave”.
Ky shtetas u kap në Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë.
