U largua nga banesa 5 ditë më parë, familjarët e 16-vjeçarit apel për ndihmë për gjetjen e tij

16 vjeçari nga Korça Anxhelo Abidini, pesë ditë me parë është larguar nga banesa pa njoftuar familjarët.

Ka qenë nëna e të miturit ajo që ka denoncuar rastin në polici, por kjo e fundit nuk ka renë në gjurmë të 16 vjeçarit.

Nëna e të miturit Ermelina Mustafa thotë se shkak i largimit të djalit nga shtëpia ka qënë njoftimi i prokurorisë së Korcës për përfundimin e hetimeve, për procedin penal të nisur ndaj tij, për vjedhjen e një celulari.

I mituri sipas pohimit të nënës është trembur dhe larguar nga shtëpia.

Kur është larguar djali nga shtëpia dhe pse?

Te henen është larguar, nuk e di arsyen, por i erdhi fleta e gjyqit dhe ai u tremb. Ne e kemi kërkyar.

Ditën e mërkurë kam bërë denoncimin. E kemi kërkuar tëk të gjithë njerzit, por ende asgje. Nuk e di ku mund tëk jete, por mund ye jetë jashtë korce.

Njoftimi i gjykates lidhet me një cështje për nje telefon të vjedhur tetë muaj më parë. Kush e gjen të më telefonojë. Djali është në klasen e pestë.