VIDEO/ Hidhet në erë ura e Babrroit, shembet në kuadër të punimeve në “Unazën e Madhe”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2024, 14:43
Pak minuta më parë është hedhur në erë ura e Babrroit në Tiranë.
IKMT njofton se shpërthimi i kontrolluar për demolimin e urës së Babrroit u bë në kuadër të projektit “Unaza e Madhe” e Tiranës, faza 3.
Njoftimi:
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me forcat xheniere të ushtrisë, realizoi shpërthimin e kontrolluar për demolimin e urës së Babrroit në kuadër të projektit “Unaza e Madhe” e Tiranës, faza 3.
IKMT bashkë me institucionet e tjera ligjzbatuese siguroi zhvillimin me sukses të këtij operacioni.
