Protesta e 23 dhjetorit/ Berisha: Do jetë një skenar shumë i ngjeshur, Basha dhe Balla janë lidhur me njëri-tjetrin në mënyrë të pazgjidhshme

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme ka folur në lidhje me koalicionet për zgjedhjet e 11 Majit.

Ai u pyet nga gazetarët nëse i druhet një dëmi elektoral që mund të shkaktojë Lulzim Basha, duke qenë se ka deklaruar se përveç këtij të fundit, është i hapur për koalicion me të gjithë.

Berisha i propozoi Lulzim Bashës të marrë me vete ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Ballën, duke shtuar se dy politikanët janë të lidhur me njëri-tjetrin në mënyrë të pazgjidhshme.

''Të marrë me vete Taulant Ballën. Ata janë lidhur me njëri-tjetrin në mënyrë të pazgjidhshme.
Nuk jam unë që e kam lidhur Bashën me Ballën. Janë lidhur vetë ata në mënyrë të pandashme gjer në fund'', tha Berisha. 

I pyetur për protestën e 23 dhjetorit, ish-kryeministri nuk zbuloi detaje sesi do të zhvillohet por tha se “do të jetë një skenar i ngjeshur edhe i fortë”.

''Skenari i protestës së 23 dhjetorit do komunikohet sapo të finalizohet.
Do jetë një skenar shumë i ngjeshur dhe i fortë.
Unë do jem patjetër...'', tha Berisha.