Pse u rrethua dje Dobraçi? Basha: S’ka asnjë të dhënë nga SPAK dhe Policia nëse lidhet me kjo me mas*krën e Shkodrës. Grupeve kriminale i është dhënë dorë nga politika për t’u fuqizuar
Sekretari për Çështjet e Sigurisë në Partinë e Lirisë, Faik Basha ka komentuar operacionin e një dite më parë të RENEA-s me urdhër të SPAK-ut në Dobraç të Shkodrës, e cila duket se ka dalë nga aty duarbosh sa i përket arrestimeve të dyshuara të autorëve të masakrës me katër viktima të pak javëve më parë.
Në një intervistë për “Ora News” Basha theksoi se pavarësisht se është thënë kjo dje në media, nuk ka asnjë informacion nga vetë SPAK-u, jo vetëm për operacionin në fjalë, as nëse kjo ngjarje është zbardhur apo jo.
“Nuk dimë ende nëse është gjetur porositësi, autorët dhe për të hedhur një dritë mbi këtë masakër ku nuk ishin viktimat vetëm personat e përfshirë me krimin, por mbetën të vrarë dhe çifti i bashkëshortëve që s’kishin asnjë lidhje me palët e përfshira.
Grupet e organizuara të krimit shqiptar po cënojnë rëndë rendin dhe sigurinë edhe në vendet e huaja.
Amerika e Jugut është bërë një vend ku këto grupe kanë influencat e tyre dhe po bashkëpunojnë me kartelet e drogës atje.

Pra, janë fuqizuar së tepërmi këto grupe dhe për të kuptuar se sa po i gjunjëzon SPAK-u duhet t’i reflektohemi shifrave.
Nikola Gratieri i cilëson këto grupe si mafia dhe besoj se ka të dhënat e mjaftueshme për ta cilësuar të tillë, dhe ai thotë se këto grupe qarkullojnë shifra deri në 10 miliardë euro, ndërsa SPAK-u ka sekuestruar rreth 150 milionë euro nga këto grupe. Pra, shifra është shumë e vogël në raport me shumat që qarkullojnë këto grupe.
Hetimet e masakrës së Dobraçit është një lojë e pisët që bëhet me informacionet që hidhen për publikun.
AMP-ja thotë se ka arrestuar 4 efektivë për personin që shfaqet në vendngjarje, ndërkohë që policia apo prokuroria nuk ka thënë se kush ishte ai person, ishte apo jo Ibrahim Lici, ishte një perosn me precedentë kriminalë apo jo, që nuk është arrestuar nga këta efektivët e ndaluar. Pra, nuk ka asnjë informacion mbi këtë ngjarje.
Nuk ka informacion nëse operacioni i djeshëm është i përfshirë me persona konkretë dhe që kanë lidhje apo jo me ngjarjen e Dobraçit.
Pra, policia nuk punon me operacione si në bujqësi, por me informacione ditë për ditë. Puna e policisë është me inteligjencë, jo me forcë. Grupeve kriminale në Shqipëri i është dhënë dorë nga politika për t’u fuqizuar”, theksoi ndër të tjera Faik Basha.

Ndërkaq Faik Basha zbuloi dhe gjendjen e kryetari të PL-së, i cili ndodhet në masën e arrestit me burg në burgun 313 në Tiranë. “Ilir Meta është në top-formë”, tha Basha.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME FAIK BASHËN NË “ORA NEWS”


