''Jeni kukulla të Edi Ramës'', Bardhi-mazhorancës: Sa ju merr Rama në telefon e ngrini direkt...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2024, 11:38
Seanca e sotme në Kuvend është përfshirë në tensione dhe debate.
Shkak është bërë propozimi i një ligji nga PS për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje dhe kërkon të kalojë me procedurë të përshpejtuar.
Në debat e sipër, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i është drejtuar mazhorancës duke i thënë: Jeni kukulla të Edi Ramës. Sa ju merr Rama në telefon e ngrini direkt.
