Flakët shkrumbojnë banesën në Lezhë/ Në banesë vetëm kryefamiljari, ja gjendja e tij shëndetësore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2024, 20:09
Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Markatomaj të Lezhës. Gjithashtu flakët kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Në momentin e rënies së flakëve, në banesë ndodhej vetëm kryefamiljari, i cili fatmirësisht ka arritur të dalë jashtë në kohë.
Po ashtu në vendngjarje ka shkuar menjëherë zjarrfikësja e cila ka shuar flakët.
Nërkohë dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike, por hetimet e policisë janë ende në zhvillim për të përcaktuar rrethanat e sakta të ngjarjes.
