Aksident në Pogradec/ Makina përplas biçikletën, një i plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur rreth orës 15:00 në qytetin e Pogradecit, në zonën e njohur si terminali i vjetër.

Dyshohet se një automjet gjatë lëvizjes mbrapsht të makinës ka goditur një person me biçiklete.

Ky i fundit është dërguar në spitalin e Pogradecit me dëmtime të lehta.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.