120 raste në ditë më grip në Gjirokastër, shtohen rastet tek të moshuarit

Ulja e ndjeshme e temperaturave të motit ka sjellë shtimin e rasteve të prekura nga gripi stinor në Gjirokastër.

Janë rreth 120 raste në ditë që paraqiten pranë qendrave shëndetësore dhe spitalit të Gjirokastrës për të marrë ndihmën mjekësore si shkak i prekjes nga virozat.

Bluzat e bardha kanë kryer vaksinimin e popullatës ndërsa janë aplikuar rreth 6 mijë doza të vaksinës antigrip.

“Kemi kryer deri tani 91% të vaksinimit të popullatës të këtyre vaksinave dhe kryesisht këto janë kryer në grupmoshën mbi 60 vjeç”,-tha Noris Doraci, specialisti i shëndetit publik.

Në këtë periudhë me rritje të sëmundshmërinë nga gripi stinor synohet që marrja e vaksinës të ndikojë në uljen e infektimit të popullatës.

“Java që kaloi ishin gjithsej si në spital edhe në mjekët e familjes të paraqitur për shqetësime të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes ishin 117 raste, ndërsa përpara tre javësh kanë qenë mbi 300 d.mth. kurba po vjen drejt uljes për momentin”,-tha Doraci.

Strukturat shëndetësore apelojnë për kujdes të shtuar nga banorët si dhe kryerjen e vaksinës për të evituar prekjen nga gripi stinor.