47-vjeçari gjendet i pajetë në automjet, nisin hetimet në Korçë

Një 47-vjeçar është gjetur i pajetë në një automjet në lagjen 10 të qytetit të Korçës.

Siç raportohet 47-vjeçari është gjetur në një rrugë dytësore pranë unazës.

Gjithashtu policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat. Megjithatë ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, ndërsa hetimet po vazhdojnë.