EMRI/ Zëvendëson Ismail Shehun, caktohet anëtari i ri i Këshillit Drejtues të Kadastrës
Me vendim të Këshillit të Ministrave, është emrëruar anëtari i ri i Këshillit Drejtues të Kadastrës. Bëhet me dije se Ismail Shehu, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë. Nga ana tjetër, mësohet se Shehu është zëvendësuar nga Eduard Ahmeti.
VENDIMI:
Vendim për Lirimin dhe emërimin e një anëtari të këshillit drejtues të agjencisë shtetërore të kadastrës
Në mbështetje të nenit 100 të kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr.111/2018, “për kadastrën”, me propozimin e kryeministrit, këshilli i ministrave vendosi:
1. Z. Ismail Shehu, anëtar i këshillit drejtues të agjencisë shtetërore të kadastrës, përfaqësues i ministrisë së drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë.
2. Z. Eduard Ahmeti emërohet anëtar i këshillit drejtues të agjencisë shtetërore të kadastrës, përfaqësues i ministrisë së drejtësisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “fletoren zyrtare”.
