Drejtorët "hajdutë" të Tiranës “rrëzohen“ edhe në Gjykatën e Lartë, Molla dhe Qato do qëndrojnë në burg

Drejtorët "hajdutë" të Tiranës
Dy ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Redi Molla dhe Mariglen Qato kanë humbur një tjetër betejë gjyqësore në Gjykatën e Lartë.

Shkalla e tretë e gjyqësorit i ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm të datën 31 korrik.

Në atë datë, Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi sekuestron e një trualli 506.25 m² dhe ndërtesë me sipërfaqe 164 m² dhe një tjetër truall me sipërfaqe 51.3 m², të dyja në rrugën “Tefta Tashko”, në emër të familjarëve të Redi Mollës, Selim Molla dhe Ollga Molla.

Po ashtu sa i përket pasurive të drejtorit tjetër, Mariglen Qato, është lënë në fuqi sekuestro e një apartamenti me sipërfaqje të përgjithshme 122.7 m², dhe 2 parkime nga 42 m², dhe për një tjetër apartament me sipërfaqe 86.4 m², të dy në emër të Sanie Qato.

SPAK ka vënë më 9 korrik të këtij viti edhe kompaninë '5D Konstruksion' si dhe kompaninë 'Restur' dhe asetet të saj, konkretisht 24% të aksioneve në kompaninë “Mediterranean Investment Group” sh.p.k, e cila po ndërton një hotel me vlerë të deklaruar 15 milionë euro.

Kompania “5D Konstruksion” sh.p.k, figuron me administrator dhe pronar 100% Nestor Muhamellarin, por që sipas SPAK zotërohet nga ish drejtorët Molla e Qato.

Sipas SPAK, Redi Molla dhe Mariglen Qato kanë marrë tendera nga autoriteti kontraktor Bashkia Tiranë, ujësjellësi kanalizimeve, Tirana DC dhe klubi i shumë sporteve në kohën që kanë qenë drejtues në Bashki.

Përfitimet janë marrë në mënyrë të parregullt e ndërsa dyshohet se paratë i investonin në aseete dhe ndërtim