EMRI/ Aksioni i policisë në Pogradec, arrestohet një 65-vjeçar, iu gjet armë në banesë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2024, 19:14
Një 65 vjeçar ka përfunduar në pranga në qytetin e Pogradecit pas një aksioni policor.
Burime paraprake bëjnë me dije se 65 vjeçari u kap në banesë me armë të tipit kallashnikov, ndërsa gjatë kontrollit iu gjetën municione të tjera, si edhe fitila të dyshuara si fitila granate dhe tritoli.
Aksioni u finalizua vetëm pak momente më parë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie që do të bëjnë hetimin lidhur me këtë person.
I arrestuari është Xhevair Cake, i cili u shoqërua në komisariatin e Pogradecit.
