Shoferi i makinës përplas motorin në Korçë, i moshuari në gjendje të rëndë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2024, 12:45
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në afërsi të fshatit Sovjan në Maliq.
Shoferi i një mjeti tip “Opel” ka goditur një të moshuar, i cili po udhëtonte me motor.
Si pasojë e përplasjes së fortë, motoçiklisti rreth të 60-ave ka marrë dëmtime serioze dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Ambulanca ende nuk ka mbërritur në vendin e ngjarjes.
