Inceneratori i Fierit/ Ja kur do e shpallë vendimin Apeli i GJKKO-së
Përfundon shqyrtimi gjyqësor në Apelin e Posaçëm për inceneratorin e Fierit.
Vendimi do të shpallet më datë 19 dhjetor në orën 14:00.
Çështja në Apel u hap me kërkesë të avokatëve të të pandehurve që kërkuan edhe marrjen e disa dëshmive dhe provave të reja, por edhe të SPAK.
Kjo e fundit kërkoi prishjen e vendimit të shkallës së parë, në lidhje me pafajësitë që janë dhënë për Arben Dervishajn, Juri Imeraj dhe Arjola Kodra, si edhe për Alqi Ballkon, i cili u shpall i pafajshëm për shpërdorim detyre.
Kujtojmë se Shkalla e Parë dënoi Lefter Kokën, Alqi Bllakon, Klodian Zoton dhe 12 të pandehurit e tjerë për këtë aferë.
Ish-ministri i Mjedisit u dënua me 6 vite e 8 muaj burg, Klodian Zoto me 8 vite, ndërkohë ish- sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit Alqi Bllako me 2 vite e 8 muaj burg, si pasojë e ndryshimit të akuzës.
Për të SPAK kishte kërkuar 7 vjet burg por Bllako mori pafajësi për akuzën “shpërdorim detyre të funksionarit të lartë shtetëror”, dhe vepra penale iu rikualifikua në “shpërdorim detyre të nëpunësit që kryen detyrë publike”.
