Spaho propozon rritje çdo vit me 1% të PBB-së të buxhetit për arsimin

Deputeti i PD-së, Edmond Spaho kërkoi sot rritjen e fondeve për arsimin.

Duke prezantuar amendament në projektbuxhetin e vitit 2025, Spaho kërkoi rritjen e fondit për arsimin për periudhën afatmesme me nga 1 % të PBB-së.

“Propozoj të rritet fondi për arsimin me 1 % të PBB-së çdo vit, në mënyrë që në fund të programit buxhetor afatmesëm të arrijmë te 5 % e PBB-së, nga 62 miliardë lekë të shkojë në 88 miliardë lekë, që të plotësojmë nevojat që ka sistemi arsimor shqiptar”, tha ai.

Sipas Spahos, fondet të sigurohen nga shkurtimi i shpenzimeve administrative, koncesionet me kosto të lartë, disa prej të cilave, tha ai, janë edhe të panevojshme, shkurtimit të kostove të rrugëve, apo edhe reforma në administratën publike.