U kapën me 3 kg lëndë narkotike në makinë, arrestohen 2 persona në Tiranë

Tre persona të cilët u kapën me lëndë narkotike në makinë, kanë përfunduar në prangat e policisë së Tiranës.

Policia njofton se në kuadër të operacionit "Zalli", për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, kanë arrestuar dy të rinj me iniciale M. B., 30-vjeç dhe S. R., 23-vjeç. 

Gjatë operacionit, policia ka ushtruar kontroll në automjetin e M. B., ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 kg e 100 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar "Zalli".

Sekuestrohen rreth 3 kg e 100 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, arrestohen dy shtetas.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Zalli".

Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit M. B., 30 vjeç, dhe S. R., 23 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në Babrru, dy shtetasit e lartpërmendur dhe gjatë kontrollit të automjetit të shtetasit M. B., gjetën lëndën e dyshuar narkotike e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë.