U pl*gos me th*kë në sherrin ku vdiq shoku i tij Martin Cani, 14-vjeçari bën apel për ndihmë: Ju lutem, prindërit e mi janë të varfër...

14-vjeçari i cili mbeti i plagosur në sherrin me thikë ku vdiq shoku i tij i ngushtë Martin Cani ka bërë apel për ndihmë. Luis Meçja, ka hapur një faqe GoFundMe ku kërkon ndihmë financarie, pasi nuk përballon dot shpenzimet financiare për t’u kuruar.

I mituri në mesazhin e tij shkruan se shkruan se ka marrë katër goditje me thikë në stomak, shpinë dhe në mushkëri. Gjithashtu Meçja shprehet se ka një javë në spital, por prindërit e tij janë të varfër dhe nuk paguajnë dot spitalin, psikologun, fizioterapistin. 

“Përshëndetje, unë jam Luis Mecja, jam 14 vjeç, kam nevojë për ndihmën tuaj që të shërohem. Javën e kaluar më goditën 4 herë me thikë, në stomak, në shpinë dhe në mushkëri. Unë kam një javë në spital, por prindërit e mi janë të varfër dhe nuk paguajnë dot spitalin, psikologun, fizioterapistin. Ju mund ta shihni historinë time në Facebook, Instagram, lajme, çfarë më bënë dy personat me thika, një masakër. Ju lutemi na ndihmoni”, shkruhet në faqen GoFundMe.